

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Ora News” nga Izraeli, aktivistja shqiptare Jeta Gani rrëfeu përjetimet tronditëse të një nate të mbushur me sulme raketore dhe pasiguri ekstreme.
" Ne kemi kaluar një natë shumë të vështirë. Deri në orën 5 e gjysëm të mëngjesit kemi qenë në dhomat e sigurimit. Kemi pasur dy sulme shumë të rënda mbrëmë.
Një që ka qenë rreth orës 8:30-9:00 dhe një që ka qenë në orën 4:00. Sulme shumë të rënda, ku ka pasur dhe rënie të rraketave dhe kanë shkaktuar vdekjen e 5 personave e qindra të plagosur.
Kjo luftë është një nga luftat e para që po kalojmë në këtë gjendje kaq të vështirë.
Sigurisht ne gjithmonë i përmbahemi masave që na mbrojnë nga rreziku dhe nga raketat që janë shumë të rënda dhe të vështira.
Raketat janë të drejtuara në të gjithë Izraelin. Ka pasur rënie në jug, në Izraelin e mesëm dhe në veri ka pasur.
Kur vijnë raketat, vijnë si breshëri në të gjithë Izraelin. Kur nuk kapet ajo raketë bie dhe sjell rrezik shumë të madh.
Është luftë nuk është operacion, ka qëllim të shkatërroj gjithë Izraelin, kështu që ai nuk ka një adresë të veçantë", u shpreh Gani.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






