Transmetuar më 16-06-2025, 09:08

Në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Koordinata”, i cili ka si qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, Policia e Fierit ka goditur një tjetër rast të kësaj veprimtarie të paligjshme.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë një shtetas në zonën e Roskovecit.

Në pranga ka rënë Flamur Rërëza, 59 vjeç, banues në fshatin Vlosh, i cili u kap duke u kujdesur për 22 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa, të kultivuara në një zonë të pyllëzuar pranë përroit të fshatit.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies nga strukturat e specializuara.

Policia bën me dije se kontrollet intensive në kuadër të operacionit “Koordinata” do të vijojnë edhe në ditët në vijim.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit