Transmetuar më 16-06-2025, 08:47

Një 35-vjeçar në Vlorë dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën ku jetonte në lagjen “Pavarësia”.

Pas ndihmës së parë mjekësore, 35-vjeçari Amarildo Matodashaj është transportuar për ndihmë të specializuar në Spitalin e Traumës.

Në cilësinë e provës materiale, u bë sekuestrimi i armës së zjarrit, pistoletë tip Glock, e cila u gjet në vendin e ngjarjes.

35-vjeçari rezulton me precedentë penal. Në 2023 ai ka rënë në prangat e policisë, pasi në makinën e drejtuar nga Arnaldo Matodashaj iu gjet një armë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit