Transmetuar më 16-06-2025, 08:34

SHBA- Vance Beltre, i dyshuari për vrasjen e një kongresmeneje demokrate nga Minesota dhe bashkëshortit të saj, është arrestuar pas një kërkimi dy-ditor. 57-vjeçari u arrestua në një zonë rurale si pjesë e një operacioni kërkimi në shkallë të gjerë.

Ai akuzohet për vrasjen e Melissa Hortman dhe bashkëshortit të saj herët në mëngjes të shtunën dhe gjithashtu për plagosjen e rëndë të një kongresmeni tjetër demokrat në Minneapolis, John Hoffman, dhe gruas së tij.

Belter, kreu i një firme private sigurie i cili kreu sulmet ndërsa mbante veshur uniforma policie. Ai u arrestua pranë fermës së tij në Green Isle, Minesota. Hoffman iu nënshtrua një operacioni pasi u qëllua nga nëntë plumba dhe orë pas ore bëhet me dije se po bëhet më mirë.

“Të dy jemi jashtëzakonisht me fat që jemi gjallë”, tha gruaja në mesazhin e saj.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit