

SHBA – Lionel Mesi ka qenë protagonist i një ngjarje të pakëndshme gjatë ndeshjes së parë të Botërorit të Klubeve, kur Inter Majemi i tij përballej me Al Ahlin.
Argjentinasi rrallëherë pati hapësira të tregonte talentin e tij, i ndalur shpesh me faulle nga kundërshtarët dhe kjo solli edhe një reagim të yllit të skuadrës amerikane. Ai shihet teksa i afrohet mbrojtësit Jaser Ibrahim të ekipit kundërshtar dhe pastaj e godet me kokë.
🚨 Messi was aggressive towards Al Ahly player and tried headbutting him
Ref didn't even show a yellow 👀pic.twitter.com/SeUXM0NncJ
— fan (@NoodleHairCR7) June 15, 2025
Një ngjarje e cila u anashkalua nga gjyqtari, por edhe VAR-i, i cili normalisht duhej të ndërhynte për gjeste të tilla antisportive të cilat jo rrallë shoqërohen me karton të kuq… nëse nuk je Mesi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






