Transmetuar më 15-06-2025, 23:10

Teheran, 15 qershor 2025 – Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është zhvendosur në një bunker nëntokësor në zonën e Levizanit, në verilindje të Teheranit, pas nisjes së sulmeve ajrore izraelite ndaj kryeqytetit iranian.

Lajmi raportohet nga media iraniane në ekzil Iran International, e cila citon burime të afërta me strukturat ushtarake dhe të sigurisë iraniane. Sipas raportimeve, Khamenei nuk është vetëm, por shoqërohet nga anëtarët më të ngushtë të familjes, përfshirë djalin e tij, Mojtaba Khamenei.

Lëvizja e udhëheqësit të lartë iranian në një objekt të mbrojtur vjen në një kohë tensionesh të ashpra ushtarake mes Izraelit dhe Iranit, pas përshkallëzimit të situatës në rajon. Deri më tani, autoritetet zyrtare iraniane nuk kanë bërë asnjë deklaratë për vendndodhjen e Khameneit apo për përmasat e dëmeve të shkaktuara nga sulmet.

Zhvillimet po ndiqen me shqetësim nga komuniteti ndërkombëtar, ndërsa analistët paralajmërojnë për rrezikun e një konflikti të hapur mes dy shteteve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit