

Bruksel- Bashkimi Evropian ka thirrur një mbledhje urgjente të ministrave të Jashtëm, që do të zhvillohet të martën në formë telekonference, për të diskutuar situatën dramatike në Lindjen e Mesme pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit dhe kundërpërgjigjes ushtarake të Teheranit.
Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i BE-së.
“Duke marrë parasysh seriozitetin e situatës në Lindjen e Mesme, Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Jashtëm të BE-së për ditën e martë”, tha ai.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






