Transmetuar më 15-06-2025, 19:20

55-vjeçari shqiptar i cili vrau ish-gruan e tij nuk shpreh pendesë për krimin e kryer.

“Doja ta bëja, kam shpëtuar fëmijët e mi”. Kështu deklaroi pas arrestimit autori i dyshuar i vrasjes me thikë të ish-gruas së tij 45-vjeçare shqiptare, Gentiana Hudhra, në Tolento të Italisë.

Krimi i rëndë u krye nga 55-vjeçari në mes të qytetit, ku dëshmitarë ishin dhjetra kalimtarë të rastit.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, autori, Nikollaq Hudhra fillimisht e ka goditur me thikë ish-gruan e tij, e më pas e ka shkelmuar teksa ajo binte përtokë e plagosur rëndë dhe në fund është ulur në një stol aty pranë, duke e parë ndërsa ajo jepte shpirt.

45-vjeçarja shqiptare ishte duke shkuar në punë në momentin që u sulmua nga ish-bashkëshorti i saj me të cilin kishte dhe dy fëmijë të rritur.

Mediat italiane shkruajnë se tashmë hetimet e policisë janë përqëndruar tek historiku i marrëdhënies mes viktimës dhe autorit, pasi nuk përjashtohet mundësia që 45-vjeçarja të jetë dhunuar apo kërcënuar më parë nga autori ndonëse nga verifikimet nuk patur denoncime prej saj.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit