Transmetuar më 15-06-2025, 15:03

SHBA- Ish-ndihmësja politike e Hillary Clinton, Huma Abedin, është martuar ditën e djeshme me Alex Soros, djalin e miliarderit, George Soros. Çifti kishte përgatitur një festë luksoze në Hamptons, ku morën pjesë ish-presidentë dhe personalitete të tjera të njohur demokratë. Nusja 49-vjeçare dukej rrezatuese me një fustan elegant ngjyrë të bardhë ​​me supe të zbuluara, dhe me kopsa në shpinë.

Fustani i personalizuar nga Givenchy kishte të qendisura inicialet e nuses dhe dhëndrit. Fustani i qepur nga Sarah Burton ishte një nga dy fustanet që Abedin veshi për dasmën e saj, ndërsa tjetri u dizenjua nga Erdem Moralıoğlu.

Në foto shihet Abedin, duke përshëndetur mysafirët e famshëm. Abedini shoqërohej nga djali i saj. Abedin u divorcua nga politikani Anthony Weiner pasi ai u burgos për dërgimin e mesazheve seksuale me një të mitur. Gjithashtu Weiner, i cili po përpiqet të rikthehet në politikën e Nju Jorkut me një kandidim për këshillin bashkiak, thuhet se nuk ka marrë pjesë në dasmë.

Mega-rezidenca gjeorgjiane e Sorosit me 12 dhoma gjumi dhe 10 banjo ishte e rrethuar nga forca të rrepta sigurie, duke përfshirë qen nuhatës dhe agjentë të Shërbimit Sekret që ruanin ish-shefen e Abedinit, Hillaryn, dhe ish-presidentin Bill, të cilët po lëviznin nëpër rrugicën e gjatë të shtëpisë.

Gjithashtu në listën e të ftuarve ishte ish-presidenti Barack Obama dhe gruaja e tij Michelle. George dhe Amal Clooney, si dhe stilistja e modës Diane von Furstenberg dhe bashkëshorti i saj, manjati i medias Barry Diller dhe Anna Wintour mendohet se ishin gjithashtu midis pjesëmarrësve të profilit të lartë. Dhjetëra makina luksoze u rreshtuan për të transportuar mysafirët e pasur të çiftit përmes portës kryesore të pronës.

Por siç duket jo të gjithë ishin në humor festiv për dasmën. Vendasit pretenduan se banorët nuk ishin njoftuar paraprakisht për ngjarjen në shkallë të gjerë, e cila bëri që policia të ndërmerrte veprime për të menaxhuar trafikun e grumbulluar përgjatë rrugës.

Një grua, e cila nuk donte të identifikohej, e kritikoi familjen si “llojin më të keq” të “liberalëve të limuzinave” dhe i akuzoi ata se ishin hipokritë në financimin e iniciativave me sa duket anti-policore, ndërsa policët vendas merreshin me trafikun e dasmës së tyre jashtë.

Në një moment një grup studentësh kolegji të veshur me kostume të veçanta mbërritën pranë portës kryesore të pronës dhe bënë një selfie.

Fotot ekskluzive të “The Mail” e treguan Abedin-in mahnitëse me një fustan ngjyrë të bardhë me gjatësi të mesme, me mëngë të valëzuara dhe sandale me taka jo shumë të lartë.

Po ashtu disa prej të ftuarve u transportuan pas dasmës në hotele luksoze në Bridgehampton. Thuhej se të ftuarit ishin me humor të mirë dhe disa madje bënë shaka me republikanët.

Soros është emëruar trashëgimtar i perandorisë prej 25 miliardë dollarësh të babait të tij. Abedin ishte një nga ndihmëset kryesore të Clinton gjatë mandatit të saj si Sekretare e Shtetit dhe gjatë mandatit të parë të Presidentit Obama. Ajo bëri bujë kur u zbulua se bashkëshorti i saj, atëherë kongresmen demokrat i SHBA-së nga Nju Jorku, u kishte dërguar me mesazhe foto nudo grave të reja.

Weiner dha dorëheqjen nga posti i tij, por kandidoi përsëri në vitin 2013 kur u zbulua përsëri se kishte postuar fotografi të ndryshme seksuale. Abedini u divorcua prej tij dhe ai u dënua me 21 muaj burg federal. Abedin dhe Soros u takuan në vjeshtën e vitit 2023 në festën e ditëlindjes së Nicky Hilton dhe u fejuan në New York City në maj të vitit 2024.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit