

Seanca e së premtes në gjyqin e Diddy-t kishte më shumë zhurmë jashtë sesa brenda. Arsyeja? Kanye West bëri një hyrje të befasishme dhe të shkurtër në sallën e gjyqit, duke marrë vëmendjen e të gjithëve.
Reperi i famshëm u përshëndet me djalin e Diddy-t, Christian, dhe pas rreth 10 minutash u largua. Gjykata kishte hapur një sallë të veçantë vetëm për të, por Kanye nuk e pa të arsyeshme të qëndronte gjatë.
Nuk dihet saktësisht pse Kanye West hyri në sallën e gjyqit të Diddy-t. Ai nuk ishte thirrur si dëshmitar, nuk ishte përfshirë në çështje ligjërisht dhe qëndrimi i tij zgjati pak.
Disa media spekulojnë se ishte thjesht një gjest mbështetjeje për Diddy-n apo për djalin e tij, Christian, me të cilin Kanye u përshëndet para se të futej brenda. Të tjerë e shohin si një lëvizje publicitare – në stilin tipik të Kanye-s – për të gjeneruar vëmendje.
Ndërkohë, brenda sallës, dëshmitari kryesor ishte ish-asistenti i Diddy-t, Jonathan Perez, i cili foli për të ashtuquajturat “king nights” – termi që stafi i Diddy-t përdorte për “freak-off”-et famëkeqe. Ai tregoi se përgatiste dhomat me mjaltë, lubrifikantë dhe vajra bebeje dhe po, rrëzohej gjatë pastrimit të tyre, ngaqë gjithçka ishte tepër rrëshqitëse. Të hënën, priten të dëshmojnë edhe dy ish-asistentë të tjerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd