

TURQI- Një person u vra dhe 19 të tjerë u plagosën pasi dy balona u përplasën në Turqi. Aksidenti ndodhi pranë Luginës Ihlara në provincën Aksaray, sipas agjencisë së lajmeve Ilhas.
Megjithatë ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi përplasjen në Turqinë qendrore, ku fluturimi me balonë me ajër të nxehtë është një aktivitet i njohur turistik.
Videot e publikuara nga mediat lokale treguan një nga dy balonat në tokë. Ndërkohë shërbimet e urgjencës ishin në vendngjarje, duke u dhënë ndihmë mjeksore të plagosurve.
Aksaray'da sıcak hava balonu şiddetli rüzgar nedeniyle sert iniş yaptı: Pilot hayatını kaybetti, 19 turist yaralandı.https://t.co/wp4xc60UhC pic.twitter.com/ysq0PPY8PD
— TRT HABER (@trthaber) June 15, 2025
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






