

Xhenaro Gatuzo do të jetë trajneri i ri i Italisë.
Vetë Bufon, koordinator i përfaqësueses italiane, ka konfirmuar në fjalët e tij emërimin që pritet.
A mund të konfirmojmë që po presim Gatuzon për Italinë?
“Po punojmë, disa detaje kanë mbetur. Kemi pasur disa ditë të ngarkuara, por besoj se në fund kemi bërë zgjedhjen e duhur”.
Bufoni dha këtë deklaratë, ndërsa ndodhet me ekipin U-21 të Italisë. Këto të fundit fituan ndeshjen e fundit ndaj Sllovakisë me rezultatin 0-1. “Axurrët” po angazhohen në Europianin U-21.
Gatuzo do të pasojë Luçiano Spaletin tek ekipi i parë. Spaleti nuk bëri mirë dhe largimi i tij u vulos me humbjen ndaj Norvegjisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






