Transmetuar më 14-06-2025, 23:11

Tehran- Televizioni shtetëror iranian njoftoi se Irani ka filluar valën e dytë të sulmeve në kuadër të Operacionit “Premtimi i Vërtetë” kundër Izraelit, gjatë natës së sotme.

Sipas njoftimit, sulmi i ri përfshin një kombinim të dronëve dhe më shumë se 100 raketave, me qytetet Haifa dhe Tel Aviv si objektivat kryesorë. “Sulmi do të prishë gjumin e banorëve”, thuhet në deklaratën e transmetuar nga televizioni shtetëror iranian.

Nga ana tjetër, Shërbimi i Urgjencës së Izraelit (MDA) ka bërë me dije se deri më tani nuk janë marrë telefonata për viktima në linjën emergjente 101. Zëdhënësja e MDA-së shtoi se ekipet janë dërguar në dy lokacione të ndryshme ku janë raportuar incidente.

Zjarrfikësit dhe Shpëtimi i Izraelit raportojnë se kanë ndërhyrë në disa zona bregdetare dhe veriore për shkak të mbeturinave të raketave, dëmeve të shkaktuara në ndërtesa banimi si dhe zjarreve të shpërthyera në hapësira të hapura. Ekipet janë aktualisht në terren për të menaxhuar situatën.

Ky zhvillim vjen në një kohë tensionesh të larta rajonale, duke shtuar pasigurinë në Lindjen e Mesme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit