

Tehran- Në një fjalim të rrallë drejtuar popullit të Iranit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u bëri thirrje “të ngrihen dhe të lejojnë që zërat e tyre të dëgjohen”, pasi Izraeli nisi me sulme vdekjeprurëse ndaj armikut të tij rajonal.
“Ka ardhur koha që populli iranian të bashkohet rreth flamurit dhe trashëgimisë së tij historike, duke u ngritur në këmbë për lirinë tuaj nga një regjim i lig dhe shtypës”, ??tha Netanyahu. Por në Iran, thirrja e udhëheqësit izraelit nuk u dëgjua!
Siç shkruan CNN, thirrjet e Netanyahu-t jo vetëm që nuk merren në konsideratë, por kanë shkaktuar revoltë.
“Izraeli po e nënvlerëson dashurinëpër vendin tonë. Ideja se bombardimi ynë, i shtëpive tona, vrasja e fëmijëve tanë do të na nxirrte në rrugë është tronditëse. Ne duam të jetojmë në paqe, pavarësisht nëse na pëlqen regjimi apo jo”, tha për CNN një 36-vjeçar iranian, në kushtet e anonimitetit.
Disa prej tyre u shprehën të zemëruar dhe pohuan se nuk do t’u nënshtroheshin kurrë kërkesave të Netanyahut.
“A do të doja që regjimi të mos ishte në pushtet? Absolutisht. A do të doja që qyteti im të bombardohej nga një diktator tjetër? Absolutisht jo”, tha një 28-vjeçare.
“Mos lejoni që lajmet e rreme t’ju mashtrojnë, realiteti i asaj që po ndodh në Iran, si një iranian që ka jetuar në të vërtetë në Iran, që ka familjen e tij në Iran, Izraeli nuk po i ndihmon në asnjë mënyrë njerëzit tanë. Nuk kam nevojë për lajme të rreme dhe fjalime propagandistike”, shtoi ajo.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






