

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një vajzë 24-vjeçare është përdhunuar në shtëpinë e saj në Biella. Ajo kishte shkuar që të shihte nga afër se si po shkonin punimet në banesën e saj, së bashku me djalin 4-vjeçar. Por në momentin e mbërritjes, muratori egjiptian që kishte punësuar, mbylli derën dhe kërcënoi se do ta vriste.
Më pas, siç raportojnë mediat italiane, ai e përdhunoi brenda në apartament. Gjithsesi viktima arriti ta bindte emigrantin egjiptian që të dilte dhe të blinte ushqim për djalin e saj, teksa më vonë tërhoqi vëmendjen e një roje sigurie dhe kërkoi ndihmë. Më vonë u bë i mundur dhe arrestimi i egjiptianit.
Prokurori publik, së bashku me policinë, dëgjoi rrëfimin e viktimës dhe menjëherë i kërkoi gjyqtarit masën paraprake të arrestit në burg, e cila u miratua.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






