

Vlorë, 14 qershor 2025 – Një grua 69-vjeçare me shtetësi amerikane ka ndërruar jetë ditën e sotme në Spitalin Rajonal të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake të policisë, viktima, e identifikuar me inicialet M. C., banuese në Florida, dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Autoritetet kanë nisur procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






