

Fier, 14 qershor 2025 – Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në zonën e njohur si “Rotondo e Levanit”, ku një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.
Sipas burimeve nga vendngjarja, shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë bllokimi i timonit, i cili i ka pamundësuar drejtuesit manovrimin e duhur të mjetit. Fatmirësisht, shoferi ka shpëtuar pa lëndime fizike.
Kamioni, që ishte i ngarkuar me enë kuzhine, ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.


Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






