

Biog Basta, do të jetë finalisti i tretë i “Ferma Vip”, në finalen e madhe të 20 qershorit. Këtë herë finalisti nuk u zbulua me anë të zarfit siç jemi mësuar herët e kaluara, por ishin vetë konkurentët që e zbuluan në arenën e jashtme.
AGAI kishte vendosur që të ishin vetë fermerët që të zbulonin se kush shkon në finale dhe kush vijon rrugëtimin, përmes pishtarit.
Big Basta: Falenderoj publikun. Falenderoj dhe Anduelin për gjithçka ka dhënë, uroj të jetë ai finalisti i radhës.
Luana: Urime Big Basta. Anduel ti vazhdon rrugëtimin.
Andueli: Unë pak a shumë e prisja që Big Basta do të jetë ai që do të vazhdojë, duke marrë parasysh atë që ai bën. Unë i uroj suksese, unë do të vazhdoj rrugëtimin, do të mbaj kokën lart. Do ju lutesha të vazhdoni të më mbështesni.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






