Transmetuar më 13-06-2025, 21:28

Tel Aviv- Irani raportohet se ka nisur një sulm kundërpërgjigjës ndaj Izraelit, me një numër të madh raketas balistike dhe supersonike.

Disa prej raketave raportohet se janë shkatërruar në ajër nga sistemi izraelit i mbrojtjes “Iron Dome”, megjithatë disa raportohet se kanë rënë në qytetin e Tel Avivit.

Në këtë video  dallohet momenti kur raketa godet qytetin, ndërsa gazetari amerikan  u bën thirrje kolegëve të largohen me shpejtësi.

Raportohet se kjo nuk është e vetmja valë e sulmeve me raketa nga Irani.

Të paktën dy raketa iraniane kanë goditur qytetin e Tel Avivit në Izrael, mbrëmjen e sotme pas nj sulmi hakmarrës me raketa balistike.

Sipas pamjeve, të pakonfirmuara zyrtarisht, por të shpërndara gjerësisht në rrjetet sociale, një prej raketave ka goditur një ndërtesë shumëkatëshe, fasada e së cilës duket e dëmtuar.

Raketa tjetër besohet se ka rënë pranë disa banesave dykatëshe në rrugë, duke i shkatërruar ato dhe disa makina të parkuara pranë.

Sipas informacioneve paraprake nga autoritetet izraelite, nga sulmi nuk ka asnjë viktimë, përveç 7 të plagosurve lehtë.

Një valë tjetër raketash nga Irani raportohet se është lëshuar drejt qyteteve izraelite.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit