Transmetuar më 13-06-2025, 20:07

Gati 4700 kompani kineze dhe afrikane, si edhe mbi 30.000 pjesëmarrës, do të marrin pjesë në eventin katër-ditor me temë "Kina dhe Afrika: Së bashku drejt modernizimit", që po mbahet në qytetin Changsha. Vlera e projekteve të bashkëpunimit të dakordësuara paraprakisht, tejkalon 11 miliardë dollarë amerikanë, sipas organizatorëve.

Ekspozuesit nga Afrika thanë se ekspozita u ofron atyre një platformë për të shfaqur produktet lokale të specializuara dhe ata janë të sigurt për rezultatet.

Gjatë takimit do të zhvillohen 30 aktivitete ekonomike dhe tregtare rreth dhjetë veprimeve të partneritetit midis Kinës dhe Afrikës, duke mbuluar një gamë të gjerë temash dhe fushash si bashkëpunimi industrial në zinxhir, mjekësia tradicionale, industria dhe tregtia kulturore, inovacioni dhe sipërmarrja rinore.

Gjatë kësaj periudhe do të mbahen gjithashtu edhe gjashtë evente të veçanta, duke përfshirë Forumin e Ekonomisë Private Kinë-Afrikë dhe Javën e Filmit Kinë-Afrikë.

Vitet e fundit, shkalla e tregtisë së produkteve bujqësore Kinë-Afrikë ka vazhduar të zgjerohet. Në vitin 2024 importet dhe eksportet e produkteve bujqësore midis Kinës dhe Afrikës, për herë të parë tejkaluan 70 miliardë juanë.

Falë politikës zero-tarifore të Kinës që lehtëson masivisht tregtinë e Afrikës, lidhjet ekonomike midis tyre janë rritur me vrull në të gjithë sektorët,

Vitin e kaluar Kina i dha 33 vendeve afrikane të klasifikuara si "më pak të zhvilluara" trajtim me tarifa zero për linjat tarifore 100%. Ndërkohë, këtë javë njoftoi se do të heqë tarifat për importet nga të gjitha 53 vendet afrikane me të cilat ka marrëdhënie diplomatike.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit