Transmetuar më 13-06-2025, 13:34

IZRAEL- Izraeli ka sulmuar sërish Iranin, disa orë pas dy sulmeve që kreu gjatë natës. Siç raporton Televizioni shtetëror iranian Izraeli ka kryer një sulm të ri në uzinën bërthamore të Natanzit, shkrun CNN.

Kompleksi ishte goditur edhe më parë, me dëme të konsiderueshme që i janë shkaktuar edhe objektit nëntokësor ku ndodhen centrifugat e pasurimit të uraniumit.

Sulme të reja u raportuan edhe në Kermanshah, në perëndim të vendit. Më herët, Izraeli shënjestroi objektet ushtarake dhe bërthamore iraniane. Nga sulmet u eliminuan 5 komandatë ushtarakë dhe shkencëtarë bërthamorë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit