Transmetuar më 13-06-2025, 12:03

Teheran- Agjentët izraelitë të Mossadit kryen një sërë operacionesh të fshehta thellë brenda Iranit që i hapën rrugën sulmeve raketore të Izraelit të premten, tha një burim sigurie izraelite, raporton Reuters.

Këto operacione përfshinin vendosjen e armëve precize në zona të hapura pranë instalimeve të raketave tokë-ajër iraniane, teknologji të përparuar kundër sistemeve të mbrojtjes ajrore të Iranit dhe krijimin e një baze sulmuese dronësh pranë Teheranit, tha i njëjti burim.

Qindra raketa dhe dronë izraelitë “pushtuan” hapësirën ajrore iraniane mëngjesin e kësaj të premte duke i hapur rrugë operacionit “Luani në Ngritje” me objektiv impiantet bërthamore iraniane ku dyshohet se pasurohet uranium. Target ishin edhe objektet e tjera ushtarake të Teheranit.

Sipas kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, Operacioni “Luani në Ngritje” është përgjigja ndaj “kërcënimit ekzistencial të Iranit”.

Nga ana tjetër, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenein premtoi hakmarrje të ashpër.

Televizioni shtetëror iranian raportoi se u sulmuan edhe zona banimi në Teheran, me disa viktima. Sipas të njëjtit burim, komandanti i Gardës Revolucionare, Hossein Salami, u vra gjithashtu në një nga sulmet.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit