

Tiranë- Një grua nga Tirana ka kërkuar ndihmën e policisë pas largimit të bashkëshortit të saj, i cili prej më shumë se një viti nuk është kthyer në banesë.
Ajo deklaron se ai jo vetëm që ka braktisur fëmijët e mitur, por ka marrë me vete edhe të gjitha kursimet e familjes.
Ngjarja është denoncuar zyrtarisht dhe policia ka nisur hetimet për të zbuluar vendndodhjen e burrit dhe për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.
Njoftimi i policisë:
Ka kallëzuar në polici shtetasja F. O., 36 vjeçe, se prej 1 viti, është larguar nga banesa bashkëshorti i saj, shtetasi A. O., 42 vjeç, duke braktisur fëmijët e tyre të mitur dhe duke marrë kursimet e tyre familjare. Punohet për gjetjen e këtij shtetasi dhe për sqarimin e rrethanave të rastit;
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






