

TIRANË- Një tjetër aksident i rëndë është regjistuar mbrëmjen e sotme. Mësohet se para pak minutash është regjistruar një aksident në Unazën e Madhe në Sauk. Në vendngjarje janë parë ambulanca dhe automjete të policisë.
Nga raportimet e para mësohet se një person duket në gjendje të rëndë. Personi është transportuar nga mjekët për ta çuar në spital. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






