Transmetuar më 12-06-2025, 23:01

Foto ilustruese

Skënderaj, 12 qershor 2025 – Një burrë rreth 55 vjeç ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë të ndodhur sot në fshatin Kotorr të Skënderajt. Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte duke punuar në një zonë pyjore kur traktori që po drejtonte dyshohet se është rrokullisur, duke i shkaktuar lëndime fatale.

Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës rreth orës 19:00, ndërsa njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendngjarje,” deklaroi zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Mitrovicës, Fexhrije Pllana.

Autoritetet policore kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për procedurat e mëtejshme ligjore.

Ky është një ndër rastet e shumta ku aksidentet me mjete bujqësore rezultojnë fatale, sidomos në zona rurale dhe terrene të vështira.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit