Transmetuar më 12-06-2025, 22:58

Pogradec- Një 43-vjeçar ka humbur jetën në Pogradec. Mësohet se ngjarja e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në lagjen numër 1. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 43-vjeçari është rrëzuar në banesë ku për pasojë ka humbur jetën.

Ambulanca ka shkuar në vendin e ngjarjes por e ka konstatuar pa shenja jete. Trupi ndodhet në morg për ekspertizën mjeko ligjore ndërsa policia po merr në pyetje familjarët për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit