

Deçan- Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Komunën e Deçanit, ku dyshohet se nënë e bir u mbytën në pishinë. Ngjarjen e ka njoftuar kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e tyre.
“Na e keni vrarë zemrën sot! Lagjës sonë do t’i mungojë buzëqeshja dhe mirësia jote, Elzina Halit Ramosaj, dhe birit tënd, Elonit!” shkruan ai.
Dyshohet që fëmija ka rënë në pishinë, ndërsa nëna ka tentuar ta shpëtojë. Por fatkeqësisht asnjëri nga ata nuk arritur të shpëtojë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






