Transmetuar më 12-06-2025, 12:52

Patos, 12 qershor 2025 – Një konflikt i dhunshëm mes tre shtetasve ka tronditur paraditen e sotme fshatin Zharrëz të Patosit, duke përfunduar me një të plagosur me mjet prerës.

Rreth orës 11:00, Policia u njoftua për një sherr të ashpër, ku pas një përplasjeje fizike për motive të dobëta, 60-vjeçari Dh. G. goditi me kaçavidë shtetasin A. N., 35 vjeç, pas një zënke me babë e bir, Dh. N. (68) dhe A. N. (35).

I plagosuri u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autorët e përfshirë në ngjarje, M. G. dhe Dh. G., ndodhen në Komisariatin e Policisë, ku po merren në pyetje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij konflikti që mund të kishte përfunduar në tragjedi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit