Transmetuar më 12-06-2025, 12:05

Shëngjin- Një pushuese nga Kosova është shpëtuar sot nga vrojtuesit e detit në Shëngjin, pasi është konstatuar në rrezik mbytjeje gjatë kohës që po lahej. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pranë një zone me prani të lartë pushuesish.

Mësohet se vrojtuesit e detit kanë reaguar menjëherë dhe kanë arritur ta nxjerrin të moshuarën në breg, duke i dhënë ndihmën e parë. Ndërkohë, pas ndërhyrjes së parë, ajo është dërguar në spitalin e Lezhës për trajtim të mëtejshëm mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit