

KLOS- Personi që shihni në foto, është autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Xibër të bashkisë Klos. 28-vjeçari Hazbi Velsula, masakroi me mjet prerës kushëririn e tij Selim Velsula, i cili nuk mundi t’i shpëtojë plagëve të marra duke humbur jetën
Hazbi Velsula, autori i dyshuar i vrasjes së Selim Velsulës, qëndroi në arrati disa orë pas krimit. Ai masakroi me thikë kushëririn e tij në Xibër të Klosit dhe më pas u larguar drejt Tiranës.
Më pas ai ka telefonuar motrën e tij duke i thënë që ka vrarë një person. Ka qenë e motra e autorit e cila ka njoftuar policinë, që më pas ka rrethuar zonën në Allias ku ishte fshehur Hazbi Velsula dhe e kanë vendosur në pranga.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






