

Klos- Autori i dyshur i vrasjes së 65-vjeçarit Hazbi Velsula, në fshatin Xibër të bashkisë Klos, është vënë në pranga nga policia në Allias të Tiranës. Arrestimi ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës (11 Maj) disa orë pas krimit. Bëhet e ditur se autori i dyshuar raportohet se është kushëri me viktimën Selim Velsula.
Siç raportohet Hazbi Velsula ka njoftuar motrën e tij se kishte vrarë një person. Më pas e motra ka lajmëruar policinë dhe uniformat blu kanë rrethuar zonën ku ishte fshehur autori duke e vendosur në pranga.
Gjithashtu dyshohet se autori i ngjarjes vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë trupi i pajetë i viktimës është gjetur pranë pronës së tij dhe këqyrja paraprake, janë konstatuar dëmtime të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






