

Njihuni me Shenzhen, një qendër e rëndësishme inovative dhe zhvillimi
Qyteti i Shenzhenit, një qendër e rëndësishme inovative dhe e zhvillimit kompleks, do të përfshihet nga reforma që do synojnë më tej afirmimin e gjithëanshëm.
Masat e reja që do ndërmerren kanë si synim forcimin e zinxhirëve të inovacionit, industrisë, kapitalit dhe talenteve.
Gjithashtu eksplorojnë rrugë, skenarë dhe platforma të reja për bashkëpunimin Guangdong-Hong Kong-Makao (GBA). Reformat synojnë të jenë pioniere të modernizimit, për të ndërtuar një qytet të orientuar globalisht dhe të drejtuar nga inovacioni.
Duke çuar përpara reformat dhe duke hapur ekonominë në një pikënisje më të lartë, në një nivel më të lartë dhe për qëllime më të larta, Shenzheni do të gjenerojë praktika akoma më të mira dhe më të shkallëzueshme. Qyteti do të përforcojë më tej rolin si një motor kyç në GBA dhe si një qendër rrezatuese në strategjinë kombëtare të zhvillimit.

Shenzheni do të kryejë reforma për të përmirësuar sigurinë e të dhënave dhe aftësitë rregullatore. Ndërkohë do të eksplorojë mekanizma efikasë, të përshtatshëm dhe të sigurt të rrjedhës së të dhënave ndërkufitare, në përputhje me ligjet apo rregulloret dhe kërkesat përkatëse, thuhet në udhëzim.
Progresi i bërë në programet pilot të reformës gjithëpërfshirëse do të monitorohet nga afër dhe arritjet do të konsolidohen. Ndërkohë përvojat e provuara dhe praktikat efektive, do të forcohen dhe do të promovohen në një shkallë më të gjerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






