

ITALI- Një aksident tragjik është regjistruar në Itali ku ka humbur jetën një 21-vjeçar shqiptar. Viktima është identifikuar si Matias Selaj. I riu ndërroi jetë pas një aksidenti i cili u regjistrua mëngjesin e 4 qershorit, teksa po lëvizte me motor.
I riu u përplas me një furgon të parkuar anash rrugës. Nga përplasjë e fortë trupi ka përfunduar disa metra larg ku përpasojë u përplas një mjet tjetër. Viktima raportohet se po shkonte në punë teksa ngjarja saktësisht ka ndodhur në rrugën Strada dei Vivai, pranë Sant’Angelo di Piove.
I riu goditi pjesën e pasme të një furgoni Opel të ndalur në anë të rrugës. Pas përplasjes, ai përfundoi në korsinë e kundërt, ku u godit nga një makinë tjetër që po vinte nga drejtimi i kundërt, e drejtuar nga një grua 49-vjeçare. Ai nuk arriti të mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë në spital, 3 ditë pas ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






