Transmetuar më 11-06-2025, 16:03

Shkodër, 11 qershor 2025 – Një 19-vjeçar i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës, pas kontrolleve të kryera mbi bazën e të dhënave të siguruara nga inteligjenca policore.

I ndaluari është shtetasi Agostin Gjeloshi, banues në fshatin Kir, i cili dyshohet se më 30 maj 2025 ka qenë në posedim të dy armëve zjarri kallashnikov, të gjetura gjatë një kontrolli në një automjet në një zonë rurale të fshatit.

Kapja e tij u krye pas një vendimi të dhënë nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndërsa operacioni për lokalizimin dhe ndalimin e tij u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, e cila do të ndjekë më tej veprimet ligjore për çështjen në fjalë. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit