Transmetuar më 11-06-2025, 15:31

Los Angeles- Kryetarja e Bashkisë së Los Anxhelosit, Karen Bass njoftoi vendosjen e orës policore për qendrën e qytetit, e cila hyri në fuqi dje, nga ora 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit të sotëm. Zyrtarët e Los Anxhelosit thanë se masa pritet të mbetet në fuqi për disa ditë, megjithëse pritet të rishikohet me kalimin e kohës.

Ora policore, tha Bass, përfshin përjashtime të kufizuara për banorët e zonave të prekura dhe për njerëzit që duhet të udhëtojnë për në punë. Bass iu referua problemeve të shkaktuara në qytet ditët e fundit duke theksuar se “ka grafike kudo në qendër të qytetit si dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

CNN duke iu referuar organeve të zbatimit të ligjit raporton se ora policore do të prekë rrethn 100 mijë persona nga 4 mln banorët e Los Anxhelosit. Policia e Los Anxhelosit raportoi se kishte bërë dhjetëra arrestime brenda zonës së shtetrrethimit, ku disa grupe protestuesish vazhdonin të mblidheshin.

“Administrata Trump do ta çlirojë përsëri qytetin e Los Angeles. Ne do ta bëjmë atë përsëri të pastër, të lirë dhe të sigurt”, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump në një fjalim në Fort Bragg, Karolina e Veriut, duke iu drejtuar protestave që vijojnë prej fundjavës kundër politikave anti-imigracion të qeverisë federale.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit