Transmetuar më 11-06-2025, 14:35

Turist gjerman humb jetën gjatë vizitës në kalanë e Butrintit – Dyshohet shkak natyral

Sarandë, 11 qershor 2025 – Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në vendin turistik “Kalaja e Butrintit”, ku një turist gjerman, rreth 75 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale gjatë një vizite.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, viktima është identifikuar si shtetasi G. Y., ndërsa vdekja dyshohet të ketë ardhur si pasojë e problemeve shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Autoritetet po bashkëpunojnë me përfaqësinë diplomatike gjermane për procedurat e mëtejshme. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit