

Tiranë, 11 qershor 2025 – Meterologia e njohur Lajda Porja ka paralajmëruar një verë me temperatura ekstreme, ku qershori po rezulton muaji më i nxehtë ndër vite. E ftuar në emisionin “Wake Up”, Porja tha se kjo stinë do të karakterizohet nga të nxehtë të qëndrueshëm, por edhe me rrebeshe të shkurtër shiu në disa zona.
“Do të ketë rrebeshe të tipit konvektiv në juglindje – Elbasan, Berat, Gjirokastër dhe Korçë – që zgjasin maksimumi 50 minuta, pasuar nga rikthimi i diellit dhe temperaturave të larta”, u shpreh Porja.
Ajo tha se më të rrezikuara nga valët ekstreme të të nxehtit do të jenë Spanja, Italia dhe Europa Qendrore, por theksoi se Shqipëria nuk do të mbetet pas.
Porja dha edhe një apel për qytetarët: të shmangin daljet në orët e pikut 11:30 – 14:30, sidomos fëmijët dhe të moshuarit. “Pas orës 9 të mëngjesit nuk rekomandohet të dilet jashtë, ndërsa orari ideal për dalje është pas orës 19:00”, tha ajo, duke e cilësuar të nxehtin si “vrasësin e heshtur” që në vitin 2023 shkaktoi më shumë fatalitete se çdo fenomen tjetër natyror.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






