

Tiranë, 11 qershor 2025 – Gjykata e Tiranës ka vendosur sot të veçojë çështjen penale ndaj imam Ahmed Kalaja nga dosja kryesore që lidhet me ngjarjen e vitit 2022, kur u shpërndanë materiale me përmbajtje nxitëse ndërfetare.
Kalaja akuzohet për pengim të zbardhjes së së vërtetës, pasi dyshohet se ka refuzuar t’u dorëzojë autoriteteve pamje filmike të rëndësishme për hetimin. Si pasojë, ndaj tij do të zhvillohet një proces gjyqësor i veçantë.
Ndërkohë, personat e tjerë të përfshirë në këtë dosje janë kaluar për gjykim në një proces të përbashkët. Kalaja nuk ishte i pranishëm në sallë gjatë seancës, por përfaqësohej nga avokati i tij, Roland Islami.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd