Transmetuar më 11-06-2025, 12:32

Dubai- Dy të kërkuar nga drejtësia shqiptare, të akuzuar si pjesëtarë të organizatave kriminale, pritet të ekstradohen nga Dubai ditën e sotme.

Raportohet se dy personat që do ekstradohen janë Dashnor Dumani (vëllai i vrasësit me pagesë të kthyer në të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani) dhe Artemis Stafa.

Dashnor Dumani është i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe akuzohet nga GjKKO për vrasje e vjedhje me armë.

Ndërkohë Armis Stafa akuzohet nga GjKKO-ja, se ka pastruar paratë e një grupi kriminal në Elbasan.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasve të shumëkërkuar, pjesëtarë të organizatave kriminale:

-D. D., i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe për vjedhje me armë;

-A. S., i akuzuar nga GjKKO-ja, se ka pastruar paratë e një grupi kriminal në Elbasan.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit