

Peqin, 10 Qershor 2025 – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së martës në qytetin e Elbasanit, ku një fëmijë 6-vjeçar u raportua i zhdukur dhe më pas u gjet pa shenja jete.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 19:50, shtetasja D. A. ka lajmëruar policinë se nipi i saj, i moshës 6 vjeç, ishte zhdukur prej më shumë se tre orësh. Menjëherë pas marrjes së informacionit, forcat e rendit nisën kërkimet intensive për gjetjen e të miturit.
Rreth orës 21:30, trupi i pajetë i fëmijës u gjet pranë lumit Shkumbin, në lagjen “Çezme”. Gjatë këqyrjes paraprake të trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Bazuar në hetimet fillestare, dyshohet se i mituri është mbytur aksidentalisht në lumë. Megjithatë, hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme ligjore dhe vlerësim juridik të rastit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd