Transmetuar më 11-06-2025, 10:54

Gjonomadh- Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm banorët e fshatit Gjonomadh, ku është gjetur i varur 20-vjeçari Hysen (Eni) Lato, i cili ishte shpallur i humbur.

Trupi i pajetë i të riut u gjet nga banorët në një zonë pranë vendbanimit dhe u njoftua menjëherë policia.

Eni, i cili kishte humbur kontaktet me familjen prej gjashtë ditësh, kishte lënë në shtëpi të gjitha sendet personale, përfshirë celularin dhe paratë, duke u larguar në drejtim të panjohur.

Aktualisht, shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa dyshimet e para lidhen me mundësinë që i riu të ketë qenë duke kaluar një gjendje të rënduar psikologjike. Megjithatë, kjo pistë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe për të kuptuar nëse kemi të bëjmë me një akt vetëvrasjeje apo ndonjë element tjetër të përfshirë.

Lajmi për vdekjen e Enit ka lënë të tronditur familjen dhe të afërmit, ndërsa rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe ngushëllimi dhe dhimbje për një djalë të ri që ndërpreu jetën në heshtje.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit