

Elon Musk ka bërë një hap pas në përplasjen e tij të fundit me presidentin amerikan Donald Trump, duke shprehur pendesë për disa nga komentet që kishte bërë më parë në rrjetet sociale.
Në një deklaratë të fundit, miliarderi i teknologjisë pranoi:
“Pendohem për disa nga postimet e mia për Trump. E teprova.”
Një nga postimet më të diskutueshme ishte pretendimi se emri i Trump ndodhej në një listë të lidhur me Jeffrey Epstein, një postim që më pas u fshi nga vetë Musk.
Ky zhvillim vjen në një periudhë tensioni të shtuar mes dy figurave të njohura, por duket se kreu i “X” (ish-Twitter) po përpiqet të ulë tonet dhe të shmangë përshkallëzimin e përplasjes publike.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd