Transmetuar më 11-06-2025, 07:48

GREQI- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vdekjen e foshnjës 5-muajshe në Greqi. Prokuroria greke ka ngritur akuza ndaj prindërve të foshnjës që humbi jetën në rrethana tragjike. Prindërit akuzohet për veprën penale për "ekspozim të fëmijës që solli vdekjen’".

Sipas deklaratës së avokatit mbrojtës, Konstantinos Dokimakis, babai është lënë i lirë me kushtin e ndalimit të daljes jashtë territorit të Greqisë. Burime nga hetimi bëjnë të ditur se është përjashtuar mundësia e një krimi me dashje.

Dyshimet kryesore lidhen me ekspozimin e zgjatur të foshnjës në diell, pa ndërhyrjen në kohë të prindërve, të cilët, sipas autoriteteve, nuk kanë vlerësuar siç duhet rrezikun që paraqiste situata. Të dy prindërit u arrestuan të hënën dhe u paraqitën të martën përpara prokurorisë në Syros, në kuadër të hetimeve paraprake. Nëna ka kërkuar dhe ka marrë afat për të dëshmuar ditën e enjte në mëngjes. Hetimi mjekoligjor pritet të japë detaje të mëtejshme mbi shkaqet e sakta të vdekjes së foshnjës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit