

LETONI – Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, komentoi me keqardhje barazimin 1-1 ndaj Letonisë, duke theksuar se skuadra kishte bërë mjaft për të fituar, por kishte munguar qartësia përpara portës. “Nuk ka shumë për të thënë. Ishte një ndeshje e luftuar ndaj një kundërshtari që qëndroi prapa për thuajse gjithë lojën. Në pjesën e dytë krijuam disa raste të mira, por për fat të keq nuk arritëm të shënonim,” – u shpreh Mitaj.
Ai vuri theksin te rëndësia e balancës mes sulmit dhe mbrojtjes: “Kur e kupton që goli nuk po vjen lehtë, duhet të jesh edhe më i përqendruar në mbrojtje. Nuk mund të pësojmë në mënyrë kaq të lehtë në fund të pjesës së parë.”
I pyetur për golin e pësuar, Mitaj tha: “E kishim analizuar se Letonia i çon goditjet standarde në shtyllën e dytë. Ishte thjesht mungesë përqendrimi nga ana jonë, asgjë më shumë. Ne mbrojmë në zonë, nuk luajmë një për një. Besoj që do të përmirësohemi dhe do të shënojmë kur na jepet mundësia. Na duhet ta bëjmë diferencën, sidomos në ndeshje si kjo.”
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd