

Riga-Zhgënjen Shqipëria, kuqezinjtë nuk shkojnë më shumë se sa barazimi 1-1 në Riga ndaj Letonisë, duke humbur 2 pikë tepër të vlefshme, e duke na larguar ndjeshëm nga ëndrra e quajtur “Botëror”.
Rezultat që vjen pak ditë pas barazimit me Serbinë.
Ky barazim, e bën më të vështirë rrugëtimin për ekipin e Silvinjos, në objektivin që është kualifikimi në Botëror.
Vendasit e nisën vrullshëm dhe kishin mundësinë e artë në minutën e 21-të, por Strakosha ia doli të presë penalltinë e Ilaunieks.
Tetë minuta më vonë, Shqipëria mori avantazhin, pas një autogoli të Cernomordijs. Ishte i njëjti lojtar, i cili në fundin e pjesës së parë barazoi shifrat për Letoninë.
Në fraksionin e dytë Shqipëria provoi gjithçka, por nuk ndryshoi dot rezultatin.
Me këtë barazim, Shqipëria mban vendin e dytë me 5 pikë, 1 më shumë se Serbia dhe 4 më pak se Anglia.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd