Transmetuar më 10-06-2025, 21:16

KOSOVË- Një tubim i të rinjve serbë është mbajtur së fundmi në fshatin Sevçë të komunës së Shtërpcës, i shoqëruar me simbole nacionaliste dhe flamuj të Serbisë. Pamjet e këtij organizimi janë publikuar në rrjetin rus Telegram, në kanalin “Euroazia”, i cili numëron mbi 11 mijë ndjekës dhe njihet për përmbajtje me narrativë proruse dhe proserbe.

Në videon e publikuar shfaqet një grup i të rinjve serbë të mbledhur në një fushë të hapur, duke valëvitur flamuj të Serbisë, si dhe duke mbajtur pankarta me mesazhe nacionaliste dhe një banderolë të madhe me mbishkrimin “Çeta e guximshme”.

Ky emërtim mbart konotacione historike që lidhen me formacione paraushtarake serbe, disa prej të cilave janë përfshirë në ngjarje të dhunshme dhe krime gjatë konflikteve në ish-Jugosllavi. Në përshkrimin e videos të shpërndarë në Telegram thuhet: “Mesazhi kryesor i të rinjve të Sevçës – NE MBETEMI KËTU”.

Ky wshtw një slogan që përdoret shpesh në kontekste politike e nacionaliste nga qarqe serbe në Kosovë. Organizim vjen në një kohë të tensionuar në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, ku shpesh shfaqja e simboleve nacionaliste serbe në Kosovë shoqërohet me reagime dhe shqetësime për sigurinë dhe paqen në rajon.Autoritetet e Kosovës nuk kanë dalë ende me ndonjë reagim zyrtar lidhur me këtë tubim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit