

ATHINË- Një punonjës i pastrimit të qytetit në Athinë është dhunuar barbarisht nga tre persona, një prej tyre shqiptar. Sipas deklaratës së punonjësit, ngjarja ka ndodhur pasi tre të rinjtë ishin me makinë pas mjetit që pastron koshat. Ata kanë tentuar që ta parakalojnë por nuk ia kanë dalë.
Më pas ata kanë zbritur nga makina dhe kanë dhunuar me grushte punonjësin e pastrimit. Mediat greke kanë publikuar edhe pamjet nga momenti i dhunimit. Policia bën me dije se shqiptari është identifikuar dhe shpallur në kërkim. Ai është një 34-vjeçar, me disa precedentë në Greqi.
(VIDEO)
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd