

Një zjarr ka rënë në banesën e një shtetasi në fshatin Golem në Shkodër rreth orës 14:50 ku si për pasojë është djegur kati i dytë i banesës.
Dyshohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar flakët.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Njoftim i Policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 14:50, në fshatin Golem, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. R. Për pasojë është djegur kati i dytë i banesës.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar flakët.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd