

Berisha: Numri serial është hequr nga fleta e votimit, por janë vendosur elementë sigurie
Tiranë- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë në një konferencë për shtyp ku tha se numri serial është hequr nga fleta e votimit, por janë vendosur elementë sigurie. Berusha tha se numri serial në njëfarë mënyre bënte të diktueshëm votuesin. Ai shtoi se ky problem do diskutohet nga ekspertët më me hollësi.
"Jo, nuk them se ajo i ka shtruar rrugën. Problemi është se numri serial në njëfarë mënyre bënte të diktueshëm votuesin. Por, në qoftë se u hoq numri serial, u vendosën elementë sigurie. Sidoqoftë ky problem do diskutohet nga ekspertët më me hollësi. Është e vërtetë që është hequr. Mbetej kundrafleta aty", tha Berisha.
"Rama ka shkuar fshehtas aty!" Berisha: Në një qendër elektorale të PS-së janë dorëzuar topa të mëdhenj me vota
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë në një konferencë për shtyp ku tha se në një qendër elektorale të PS-së janë dorëzuar topa të mëdhenj me vota. Berisha tha se kryeministri Edi Rama ka shkuar fshehtas aty. Sipas tij ka dëshmitarë të cilët faktuan praninë e topave me fletë votimi dhe dhanë të dhëna për vizitën e Ramës. Berisha gjithashtu thotë se ata filmuan targën e personit që dërgonte këto materiale.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Procesi i rinumërimit bëhet vetëm për hir të transparencës dhe për asnjë motiv tjetër Ai do të votojë dhe këtë fletën e vet e fut në xhep ai. Ai fut fletën e vet në xhep dhe me këtë voton dhe në këtë mënyrë realizohet. Secili që vjen fut një fletë të mbushur në xhep dhe ai tjetri vjen me fletë të mbushur. Dhe garantohet, në këtë mënyrë garantohet se ti ke votuar vetëm partinë e krimit. Kjo është të garantohet. Ky është treni bullgar. Është përdorur gjerësisht.
Gjykuar nga të dhënat që vijojnë janë identifikuar për herë të parë, qendrat ilegale elektorale të PS-së, pranë qendrave të votimit. PS nuk është një parti ilegale. Ajo ka të drejtë të ngrejë qendra elektorale, por kurrë ilegale. Me të gjithë dekorin e miratuar ligjor me të gjitha rregullat. Partia Socialiste ka ngritur një mori të pafund qendrash, përreth qendrave të votimit, ku janë kapur në flagrancë siç i ke parë dhe ti, edhe drejtorë kryesorë të institucioneve qendrore të vendit, duke u marrë me manipulimin e zgjedhjeve. Së treti, siç keni parë ju në Tiranë dhe jo vetëm në Tiranë, janë konstatuar fletë votimi të ndryshme nga fletë votimi i zakonshme.
Dhe kjo është firmosë edhe nga komisionerët socialistë, që këto fletë ndryshojnë. Kishin ato fletë apo jo, shenjat e sigurisë të vendosura nga kompania ajo nuk merret vesh sepse Skapi i partisë mbyll çdo krim elektoral.Së fundi, ne kemi patur informacion të saktë, se në një qendër elektorale të PS-së janë dorëzuar topa të mëdhenj me vota dhe se ajo qendër, pikërisht ajo qendër, tre ditë para këtij veprimi ishte vizituar fshehtas nga personalisht, Edi Rama. Dëshmitarë të cilët faktuan praninë e topave me fletë votimi, ata dhanë të dhëna për vizitën e Edi Ramës. Ata gjithashtu filmuan targën e personit që dërgonte këto materiale.
Por OSBE dërgoi vëzhguesit dhe socialistët treguan imitimin e fletës së votimit që ata kishin përgatitur për të mësuar zgjedhësit si të votojnë, që nuk e kanë bërë kurrë, që e kanë bërë vetëm tani për të maskuar trenin bullgar. E kuptoni ju? Se si duhet të votojë çdo parti, se si duhet të votojë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përgatit reklama televizive dhe i jep ato. Kurse socialistët kësaj here kishin përgatitur fletë votimi të tyre që ishin në gjerësi sa fleta e votimit, por në fakt fshihnin, maskonin manovrën e tyre. Këto janë.
Procesi i rinumërimit, Berisha: Bëhet vetëm për hir të transparencës dhe për asnjë motiv tjetër
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë në një konferencë për shtyp ku tha se procesi i rinumërimit bëhet vetëm për hir të transparencës dhe për asnjë motiv tjetër. Berisha tha se PD mbështet çdo kërkesë të çdo individi brenda saj apo në rastin konkret në zgjedhje, që kërkon të rishohë votat. Ai shtoi se kërkon mirëkuptim nga çdo kandidat të mos harrojë se janë parti e transparencës.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Absolutisht përveç transparencës, asnjë gjë tjetër. Jo! Unë, edhe njëherë e sqarova edhe dje, ky proces është nisëm e kandidatëve të veçantë, të cilëve ligji u ka hequr të drejtën e mundësisë për t’u konsideruar në kërkesën e tyre dhe PD, për hir të transparencës dhe jo për asnjë motiv tjetër, ka vendosur t’i mbështesë kërkesat e tyre.
Sepse PD mbështet çdo kërkesë të çdo individi brenda saj apo në rastin konkret në zgjedhje, që kërkon të rishohë votat. Unë mbaj një parim, nuk bëj atë që bën ai tjetri që nuk lejon kurrë të votohet në parti dhe nuk i lejon as të numërojë votat. Unë nuk e bëj këtë. Unë them transparenca dhe kërkoj mirëkuptim nga çdo kandidat të mos harrojë se jemi parti e transparencës. Nuk merrem fare me çfarë do paraqesin. Jo!
"Treni Bullgar"/ Berisha: Nxjerrja e një flete të plotësuar dhe të vulosur jashtë qendrës nuk mund të ketë kurrë asnjë arsye tjetër
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë sot publike disa pamje të cilat tregojnë aplikimin e fenomenit të quajtur "Treni Bullgar" në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Berisha tha se nxjerrja e një flete të plotësuar dhe të vulosur jashtë qendrës nuk mund të ketë kurrë asnjë arsye tjetër pëveç "Trenit Bullgar". Ai shtoi se komisioneri që ka kryer këtë akt ka kryer krim të shëmtuar.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Tani, besoj se kjo gjë, një fletë e plotësuar, një fletë e vulosur, nxirret nga qendra e votimit pa u futur në kuti, është dëshmi absolute e Trenit Bullgar. Që të faktosh tjetrën, duhet të kesh kamera jashtë lokalit të shohësh atë që e merr. Po çfarë kemi të faktuar ne? Qendrat ilegale të PS rreth qendrave të votimit ku njerëzit shkonin dhe bënin shkëmbimet. Por nxjerrja e një flete të plotësuar, të vulosur, nuk mund të ketë kurrë asnjë arsye tjetër përveç Trenit Bullgar.
Asnjë arsye tjetër. Ka ligje për administrimin e asaj flete. Ka shkelur çdo ligj ai komisioner që ka kryer krim të shëmtuar. Pra, ai e di që është dokument ligjor fleta e votimit dhe ai nuk pyet, ai e merr, e fsheh, pastaj i vë dy vula, voton mbi të dhe gjen rastin ta nxjerrë nga dera, siç e shihni. Kjo është gjëja më evidente.
Berisha: Pas Edi Ramës, Altin Dumani është autori i dytë i farsës elektorale të 11 majit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se përveç kryeministrit Edi Rama për atë që ai e quan "farsë elektoralë", ka edhe një tjetër autor. Sipas tij, ky autor është kreu i SPAK, Altin Dumani. Berisha shtoi më tej se, Dumani cilësohet si autor sepse në qoftë se "dosjet 189-384 do ishin dënuar nuk do guxonte kush të ndiqte këtë linjë".
Ai komentoi sërish operacionin ndërkombëtar "Ura" ku tha Dumani mbante në xhep fletëarrestin e kreut të Troplinjve dhe nuk e nxorri deri sa ai arriti të largohet jashtë vendit.
"Kjo qendër votimi ndodhet në Elbasan, në një fshat të Elbasanit, emrin e të cilit i kam në dokumente të tjerë që do ua nisim. …Nuk mund të gjykoj sepse kërkon një hetim. Shqetësimi është shumë i drejtë, por kjo kërkon një hetim. Duhet hetuar. Rregulli është ai që thoni ju, por e vërteta është kjo që tregon filmi. Dhe këto janë në votim, kjo është tavolina e votimit, regjistrimi për votim është tjetër. … Ku? Për turshi? Skapi është autor kryesor. Nuk ka asnjë përgjegjësi Skapi. Për Skapin ekziston mbulesa. Altin Dumani është bashkëautor në krimin elektoral me Edi Ramën. Altin Dumani është bashkëautor. Me dhjetëra e dhjetëra raste, ai i mbuloi të gjitha.
Pra në qoftëse ka një të dytë në krimin elektoral, farsën elektorale është Altin Dumani. Pse? Sepse në qoftë se dosjet 189-384 do ishin dënuar nuk do guxonte kush të ndiqte këtë linjë. Jo. Do mendonin se qytetarët duhet të votojnë të lirë. Po mbrojtja që ai u bëri atyre, amnistia që u bëri u hapi rrugën. Po Poja. A nuk e denoncova me dhjetëra herë unë Pojën, kartelin e Troplinit për ndërhyrjet në zgjedhjet në Durrës, për Arkend Ballën dhe deputetë të tjerë.
Çfarë pësoi? Ai mbante në xhep fletë-arrestin e tij dhe e njoftoi të largohej pas zgjedhjeve. Kush e informoi atë. Keni marrë vesh të ketë një hetim se kush informoi ‘El Chiapon’ të largohej? Ai që kishte në xhep fletën. Kësaj here nuk kap dot as policë, tu thonë, se herë të tjera ka një e dy dhe ja veshin policisë, edhe kur i dekonspiron dhe kur nuk i dekonspiron policia, siç ndodhi me atë që kapën në Kosovë. Jo tha ai, e kam nga Skapi njoftimin dhe e kish nga Skapi. Këta jo po policia. Kësaj here nuk guxoi të thotë policia se i kishte në xhep vetë. Dhe kur u bë operacioni ai kishte 1 javë që kishte ikur, ja kishte mbathur se, ishte njoftuar.", tha Berisha. "Nuk ka më shteg për dyshimin më të vogël!" Berisha pas publikimit të pamjeve të "Trenit Bullgar": Njëri nga mekanizmat e falsifikimit të rezultatit
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë sot publike disa pamje të cilat tregojnë aplikimin e fenomenit të quajtur "Treni Bullgar" në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Berisha tha se ky ishte njëri nga mekanizmat e falsifikimit të rezultatit të zgjedhjeve. Ai theksoi se pas publikimit të pamjeve nuk ka më shteg për dyshimin më të vogël.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Pra, besoj se sikur të ishte xhiruar në një film demonstrativ. Rast si ky, duhet të falënderoj ata që e gjetën nëpërmjet videove. Pra, kemi të bëjmë me një dëshmi flagrante të nxjerrjes së fletës së parë dhe ai që vjen me atë fletë, ai e hedh atë në kuti, ajo është e mbushur dhe fletën e vet e merr, del jashtë dhe ia jep tjetrit. Kështu me radhë garantohet rezultati. Të gjithë detyrohen të votojnë fletën e mbushur. Nxjerr fletën bosh ai… Nuk besoj se lë më shteg për dyshimin më të vogël përdorimi i Trenit Bullgar në këto zgjedhje si njëri nga mekanizmat e falsifikimit të rezultatit në farsën elektorale.
"Janë prova të Trenit Bullgar", Berisha nxjerr PAMJET: Gjithçka realizohet me gjakftohtësi, njësoj si në filma
Kryetari i Partisë Demokratike po zhvillon një konferencë për mediat nga selia blu. Berisha ka bërë sot publike disa pamje të cilat tregojnë aplikimin e fenomenit të quajtur "Treni Bullgar" në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Ai tha se qendra e votimit ishte brenda një kafeneje në një fshat të Elbasanit, ndërsa sipas tij tregohet qartë se ato që ai i quajti si "komisionerët e partisë së krimit" vulosin fletën e votimit dhe çdo e hap e kanë të planifikuar si në filma.
"Tani, siç paralajmërova, në farsën elektorale të 11 Majit u përdorën të gjitha metodat për manipulimin e zgjedhjeve, njëra prej të cilave përdoret gjerësisht nga Putini dhe Lukashenko dhe njihet me emrin e Trenit Bullgar. Me të drejtë dje, një gazetare pyeti këtu se ku është treni. Unë sot kam sjellë Trenin Bullgar para jush dhe qytetarëve shqiptarë.
Ju do shihni se si kriminelë elektoralë brenda qendrës elektorale realizojnë atë mekanizëm manipulimi që quhet Tren Bullgar, që i bën zgjedhjet tërësisht të pavlefshme, që kontrollon tërësisht vullnetin e qytetarëve. Këta janë një grup kriminal brenda qendrës së votimit, komisionerë të partisë së krimit.
Qendra e votimit është në një kafene, shikojeni… Ja fleta e votimit… Ja, merr vulën e vulos fletën e votimit. Si në filma, sikur ta kishin xhiruar. Tani vjen me vulën e dytë këtu. E vulos. Tani po fsheh krimin. E fut në banak poshtë fletën e votimit. Me gjakftohtësi të paparë. Është po ky… tani e nxjerr fletën e votimit, do e çojë në destinacion. Shikojeni, ia dha tjetrit jashtë qendrës. Edhe njëherë, aty po voton ai.", tha Berisha.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd