

Graz- Detaje të reja nga masakra në Austri, të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën ditën e sotme gjatë një të shtënë me armë zjarri në një shkollë në qytetin Graz.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 të mëngjesit, kur policia mori një telefonatë për një situatë emergjente në një shkollë të mesme dhe dëgjimin e të shtënave.
Forcat speciale u dislokuan menjëherë në vendngjarje dhe shkolla u evakuua dhe u kontrollua plotësisht nga forcat e sigurisë.
Zëdhënësi i policisë, Sabri Yorgun, konfirmoi se operacioni ishte në zhvillim dhe autoritetet po punonin për të sqaruar rrethanat e incidentit.
Mediat austriake kanë raportuar se deri më tani janë 10 viktima, por numri mund të rritet sërish pasi ka edhe disa të plagosur.
Autori i dyshuar pasi kreu masakrën, kreu vetëvrasje në banjot e shkollës.
Ngjarja ka tronditur qytetin e Grazit, qyteti i dytë më i madh në Austri, me rreth 300,000 banorë.
Autoritetet kanë bërë thirrje për qetësi dhe po vazhdojnë hetimet për të zbuluar motivet e sulmit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd